Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
“E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t'ju vijë ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë".” (Kur’an, 34:3)
Thotë Allahu në një hadith kudsi: `` O Robi Im, shpenzo për mua dhe Unë do të shpenzoj për ty.``
Çfarë ke dhënë për dinin tënd?
O Rob i Allahut! A ke menduar ndonjëherë daljen tënde para Allahut ?! A ke menduar ndonjëherë për qëndrimin tënd para Allahut? A ke menduar kur Ai do të marrë në pyetje, dhe asgjë nuk mund të mohosh? Asgjë nuk mund të fshehësh nga Ai, sepse Ai është i Gjithdituri i Gjithësisë! A e ke pyetur veten kur Ai do të pyesë se çfarë ke dhënë për fenë tënde?!
Po të mendojmë se çfarë kanë kontribuar sahabët do ta shihnim veten se asgjë s’kemi dhënë për këtë fe. Ebu Bekri (radiaAllahu anhu) vetëm pas dëshmisë se s’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe I Dërguar I Tij, I ka dërguar te Pejgamberi s.a.v.s. gjashtë persona të cilët e kanë pranuar islamin nga ai. Ndërsa të gjashtë këta persona janë të garantuar me Xhennet.
Një ilaq per zemrën e Sëmurë
Një ditë një njeri kishte takuar dijetarin e njohur Sufjan Etheurin dhe i kishte thënë: "Jam duke vuajtur nga sëmundja e zemrës. Me jep një ilaç". Atëherë Sufjani i tha: "Merri rrënjët e sinqeritetit, disa fletë të durimit, lëngun e modestisë dhe vendosi në enën devotshmërisë. Pastaj, shtoi asaj ujin frikë-respektit ndaj Zotit dhe vendose mbi zjarrin e pikëllimit për mëkatet e bëra. Në fund kulloji ato ne kullojën e "murakabes" (të ndiesh se Allahu të shikon kudo qe je) dhe në fund merre me dorën e vërtetësisë dhe pije nga gota e "istigfarit". Shpërlaje zemrën me vetëpërmbajtje nga gjërat e ndaluara dhe të dyshimta, largohu nga lakmia dhe pangopësia. Në këtë mënyrë, me lejen e Zotit, zemra jote do të shërohet".
Edhe atëherë, kur gjuha nuk ka fuqi më të flasë, kur dora nuk ka fuqi më të shkruaj, kur trupi nuk mund ta mbajë më shpirtin brenda vetës, qoftë lavdëruar Ai — Krijuesi i fshehtësisë se jetës dhe ekzistencës sonë. Edhe atëherë kur vjen çasti i ndarjes nga të dashurit tanë, prindërit, fëmijët dhe të afërmit e zemrës sonë, qoftë lavdëruar Ai që na takoi me ata, na bëri ta ndjejmë gëzimin e takimit, dhimbjen e ndarjes dhe mallin e largësisë. Edhe atëherë kur buzët tona të jene ngrirë nga ftohtësia e akullt e vdekjes dhe nuk mund t i nxjerrin më fjalët, zemrat qofshin dëshmitare të shahadetit të Muhamedit — Udhërrëfyesit tonë, mbi duart e të cilit vunë duart shokët e tij dhe ia dhanë besën e cila i bëri yje në qiellin e amshueshëm të imanit. Edhe atëherë kur ndjejmë për herë të fundit zhurmën e hapave që largohen nga ne dhe na lënë të vetëm në shtratin e dheut, shpirtrat tanë mos folshin tjetër gjuhë veç gjuhës së Kuranit, mos thënçin fjalë të tjera veç Fjalës së Bukur të Udhërrëfyesit tonë, trashëgimtarëve të tij dhe atyre të cilët sot përziejnë ngjyrën e penave të dijetarëve me gjakun e trupave të dëshmorëve, për t'i shkruar Emrat e Bukur të Allahut!